AKTUALITETE

Zbardhet dosja/ Lobimi 675 mijë usd në SHBA, çfarë rrezikon Lulzim Basha

Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare duke rrezikuar deri në 7 vite burg nëse shpallet fajtor.

Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet

Nga kjo shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dërvishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave .

Por si e ka argumentuar prokuroria çështjen e parave?

Dokumenti nga Top Channel:

Në paragrafin e fundit të faqes së parë e më konkrentisht në pikën 7 i regjistruar shprehet se shoqëra Binitta Trade ka kompensuar të regjistruarin për veprimtari të kryera për llogari të PD në promovimin e lidershipit..

Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare duke rrezikuar deri në 7 vite burg nëse shpallet fajtor.

Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet

Nga kjo shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dërvishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave .

Por si e ka argumentuar prokuroria çështjen e parave?

Dokumenti nga Top Channel:

Në paragrafin e fundit të faqes së parë e më konkrentisht në pikën 7 i regjistruar shprehet se shoqëra Binitta Trade ka kompensuar të regjistruarin për veprimtari të kryera për llogari të PD në promovimin e lidershipit konservator në Shqipëri para udhëheqësve politik dhe të biznesit në SHBA.

Në këtë mënyrë hetimi provoi se ku e kishin bazën pretendimet e sipërcituara mediatike. Sikurse shihet shoqëria tregtare lobuese Muzin Capitol Partners e drejtuar nga Nikolas Muzini në datën 14.11.2017 ka bërë deklarime zyrtare pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë ku i atashon drejt për drejt PD-së një shifër të paguar prej 525.000 dollarë nga njëra anë dhe nga ana tjetër përsëri bën shtjellimin se edhe 150 000 dollarë të paguara nga Shoqëria Biniatta Trade janë paguar për të organizuar veprimtari për llogari të PD në SHBA.

Në total kjo shoqëri lobuese përcakton se Partia Demokratike e Shqipërisë ka shpenzuar një sasi prej 675.000 dollarë për lobim në territorin e SHBA.

Kjo shifër e depozituar zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Drejtësisë bie ndesh me dokumentat zyrtar të PD-së dhe të KQZ.

Nëse PD ka patur në total 88.045.551 lekë në dispozicion për shpenzime ligjore është e pamundur që të ekzistojë njëkohësisht panorama e shpenzimeve të deklaruara zyrtarisht të PD dhe shpenzimi i kryer për lobim në SHBA.

Për hetimin, në këtë moment të dytë shfaqet nevoja për të zyrtarizuar përfundimet e këqyrjes së faqes së internetit www.fara.gov dhe për të kuptuar se çfarë është shoqëria tregtare Biniatta Trade e nëse ka realisht lidhje kjo Shoqëri me PD, për sa kohë Nikolas Muzini shprehet se kjo shoqëri i pagoi paratë për veprimtari të PD në terren në SHBA.

Për të realizuar këto dy objektiva të hetimit janë dërguar dy letërporosi për mbledhje informacioni procedurial.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top