AKTUALITETE

Zbulohet mafiozi italian në Shqipëri, SPAK vendos sekuestrimin e fabrikës (EMRI+DETAJE)

Elementë kriminalë shqiptarë kanë kryer aktivitet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera, ashtu si shumë të tjerë të kërkuar në Itali kanë gjetur vendstrehim në Shqipëri, apo kanë investuar në vendin tonë para të pista, e që janë përfituar nga trafiqet.

Së fundmi, SPAK ka marrë nga Italia një dosje me të dhëna të plota për një mafioz italian, i kërkuar në Itali, por që ka investuar në Shqipëri. Ndaj tij është vendosur masa e sekuestrimit të pasurisë, siç është një fabrikë, për të cilën janë investuar miliona euro, një sipërfaqe e konsiderueshme tokash në disa zona të Durrësit, si dhe shumë automjete.

Por, për cilin shtetas italian bëhet fjalë? Ai është Giovanni Di Cosimo 40 vjeç i arrestuar pak më shumë se një vit më parë në Durrës, pas një megaoperacioni të Antimafias, i shtrirë në pesë provinca italiane dhe në dy qytete shqiptare.

Me urdhër të prokurorisë së Barit është ekzekutuar urdhëri arrestimi ndaj 24 personave anëtarë të klanit mafioz Parisi – Palermiti, me veprim..

Elementë kriminalë shqiptarë kanë kryer aktivitet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera, ashtu si shumë të tjerë të kërkuar në Itali kanë gjetur vendstrehim në Shqipëri, apo kanë investuar në vendin tonë para të pista, e që janë përfituar nga trafiqet.

Së fundmi, SPAK ka marrë nga Italia një dosje me të dhëna të plota për një mafioz italian, i kërkuar në Itali, por që ka investuar në Shqipëri. Ndaj tij është vendosur masa e sekuestrimit të pasurisë, siç është një fabrikë, për të cilën janë investuar miliona euro, një sipërfaqe e konsiderueshme tokash në disa zona të Durrësit, si dhe shumë automjete.

Por, për cilin shtetas italian bëhet fjalë? Ai është Giovanni Di Cosimo 40 vjeç i arrestuar pak më shumë se një vit më parë në Durrës, pas një megaoperacioni të Antimafias, i shtrirë në pesë provinca italiane dhe në dy qytete shqiptare.

Me urdhër të prokurorisë së Barit është ekzekutuar urdhëri arrestimi ndaj 24 personave anëtarë të klanit mafioz Parisi – Palermiti, me veprim në territorin Japigia në provincën e Barit. Akuza ndaj tyre është vrasje, trafik droge, armësh, grabitje e dhunë.

Lufta mes klaneve e kishte detyruar Giovanni Di Cosimo, i cili po vuante dënimin me arrest shtëpiak, të largohej nga Italia e të fshihej në Shqipëri. Prej vitit 2017 ai ishte shpallur person në kërkim dhe u arrestua në dhjetor 2018 në Shqipëri.

Hetimet e antimafias italiane zbardhën se lufta mes klaneve për kotrollin e territorit të trafikut të drogës kishte cuar në ekzekutimin e 3 vrasjeve; në janar, mars e prill të 2017 si dhe mjaft episodesh të dhunshme si zjarrëvënie banesash, makinash, grabitje për zhvatje etj.

Në komunikimin zyrtar antimafia italiane tha në atë kohë se se “në stilin puro kamorrist një episod i tillë u verifikua në natën e 27 majit të 2017 ndaj bosit mafioz të arrestuar në Durrës Giovanni Di Cosimi, i cili mjaft pranë banesës së tij u rrethua nga 10 persona të armatosur duke e kërcënuar me vdekje. Menjëherë pas kësaj ngjarje ai largohet nga Italia duke u fshehur në Shqipëri”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top