Alarmante: 16 të vdekur e 681 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë shënuar 681 raste me COVID-19 ndërkohë që 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3340 testime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,131 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar në total: 116, 123 raste pozitive nga 504,493 testime. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur 2018 persona, janë shëruar 79 mijë e 131 ndërkaq rastet aktive janë 34 mijë e 974.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip