Alarmante: 17 të vdekur dhe 631 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shpërndaje

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë ndërruar jetë 17 persona si pasojë e COVID-19, atje janë shënuar edhe 631 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri me anë të një njoftimi bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Përrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan”, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 1,986 persona.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip