Albin Kurti e Glauk Konjufca takim virtual me Palmer e Kosnett, mësohet se për çka u diskutua

Shpërndaje

Kurti e Konjufca takim virtual me Palmer e Kosnett, ja çfarë diskutuan.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca kanë zhvilluar takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Tëitter, Kurti tha se në këtë takim mes tjerash diskutuan për nevojën urgjente të Kosovës për vaksina dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve tëShteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.

Ai tha se Palmer e përgëzoi për fitoren në zgjedhje dhe shprehu mbështetjen e tij.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip