Ambasada në Jerusalem, zyrtari i LDK-së i reagon Serwerit

Shpërndaje

Zyrtari i LDK-së i reagon Serwerit për Ambasadën në Jerusalem.

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, i ka reaguar profesorit amerikan të Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, lidhur me deklarimet për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

Hamiti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Serwer duhet të jetë në dijeni se vendi mikpritës e cakton vetë ku të vendosej ambasada e shtetit mik, me të cilin ka përcaktuar marrëdhënie diplomatike.

“Sa i përket ambasadës, kjo i takon Kosovës se ku dëshiron ta vendosë. Punë të lehtë e paska bërë ky! Në të vërtetë, vendi mikpritës e cakton kryeqytetin e vet dhe, rrjedhimisht, vendin ku do të vendosen ambasadat e vendeve mike, me të cilat ka vendosur marrëdhënie diplomatike. Kaq do të duhej të dinte edhe Daniel Serwer”, thuhet në shkrimin e tij.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se prioritare për Kosovën është njohja diplomatike e Izraelit.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka”, deklaroi ai për RTV Dukagjinin.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip