Anton Quni: FSK dhe Ushtria amerikane janë një

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni në ceremoninë zbarkimit të FSK-së në misionin e parë paqeruajtës, ka thënë se sot ëndrra e shumë brezave po bëhet realitet.

Quni ka thënë se sot nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun.

“Është privilegj i veçantë të jemi dëshmitarë të një ngjarje historike për Kosovën, duke shënuar hapin e parë të Ushtrisë tonë. Në këtë moment të veçantë jemi të nderuar të nderojmë sakrificën e shumë brezave për atdheun. Vetëm pak ditë kur Kosova ka festuar 13 vjetorin e pavarësisë, po shënon hapin më të rëndësishëm për tu rreshtuar krah forcave amerikane”, ka thënë Quni.

Ai shtoi se flamuri i Kosovës do të rreshtohet krah flamujve të ushtrive më të fuqishme.

“Ne sot kemi të drejtë të ndjehemi krenar sepse flamuri ynë do të rreshtohet përkrahë flamurëve të ushtrive më të fuqishme”, tha Quni.

Quni shtoi se sot ushtarët tanë do të nisen në mision të shenjtë. Ai tha se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ushtria amerikane janë një.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip