Arban Abrashi: Procesi i votimit për kryetar të LDK-së është në minutat e fundit

Shpërndaje

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arban Abrashi ka thënë se procesi i votimit për kryetar të LDK-së është gati në përfundim, pasi siç tha ai deri më tani kanë votuar mbi 90 për qind të delegatëve.

Abrashi po ashtu tha se nëse kandidatët për kryetar nuk e kalojnë 50 plus një për qind të votave, atëherë procesi i votimit shkon në raund të dytë me dy kandidatët më të votuar.

“Jemi në proces të votimit, pasi votova dola jashtë. 90 për qind ka arritur procesi i votimit. Është çështje minutash që të kaloj raundi i parë, nëse nuk e kalojnë 50 plus 1 për qind, ku më pas kalojmë në raundin e dytë”, ka thënë Abrashi.

Abrashi po ashtu tha se LDK-ja duhet të punoj fuqishëm për të kthyer besimin e qytetarëve.

“Mendoj që LDK-ja duhet të punoj fuqishëm, të punoj me struktura e qytetarë dhe të kthej besimin, por edhe çështje tjera si luftimi i korrupsionit, etj”, ka thënë ndër të tjera Abrashi.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip