Arrestohet 22 vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se theri me thikë babanë e tij

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka therur me thikë babanë e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Ju konfirmojmë se është arrestuar i dyshuari A. B.,22 vjeçar, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit”, ka thënë ai.

Zahiti bëri të ditur se Rasti është iniciuar ‘Vrasje në tentativë’.

Ndryshe, therja me thikë ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë, ku lëndime trupore ka marrë një 58 vjeçar.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip