Arrestohet “Turku”, shtiu 21 herë në drejtim të Ardi Pajazitit në tetor të vitit të kaluar

Shpërndaje

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën “Turku” më datën 1 tetor të vitit të kaluar, ka qëlluar me 21 plumba në drejtim të veturës së Ardi Pajazitit, vëllait të Andi Pajazitit, i njohur ndryshe me nofkën “Italiani”.

Ndërkohë që ai sot ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 01.10.2020 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se, falë punës së hetuesve rajonal, lidhur me rastin në fjalë, rasti është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që në Graqanicë të arrestojnë të dyshuarin: H. N, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojë një armë zjarri.

“Aktualisht hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, theksoi Ahmeti.

Në një video që është publikuar ditën ku është shtënë në Ardi Pajazitin, shihet se si “Turku” gjuan me armë zjarri, madje ai me këtë rast ndërron dy karikator të revoles dhe gjuan pa ndërprerë, ndërkohë që më pas ikë nga vendi i ngjarjes.

Rastin e patë lajmëruar në Policinë e Kosovës, Ardi Pajaziti.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovar, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth 21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, pati konfirmuar Policia e Kosovës.

Përleshje të tilla ka shkaktuar në shtator të vitit të shkruar edhe Andi Pajaziti i njohur ndryshe edhe si “Italiani”, i cili dyshohet se kishte tentuar ta privojë nga jeta Hamdi Novobërdaliun i njohur si “Turkun”.

Për këtë rast Policia e Kosovës e kishte arrestuar si të dyshuar Andi Pajazitin.

Andi Pajaziti – “Italiani” njihet si mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetit, i njohur me nofkën ‘Llepota’. I cili ende është në arrati dhe kërkohet nga policia.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip