Aubameyang po i kryen vizitat mjekësore tek ekipi i ri

Pierre Aubameyang është duke i kryer vizitat mjekësore në ekipin e tij të ri, Olympique Marseille. Sulmuesi gabonez ka udhëtuar mbrëmë drejt Gjermanisë, aty ku klubi francez është duke e kryer fazën përgatitore. E eksperti i transfereve, Fabrizio Romano mëson se futbollisti i Chelseat mund të bëhet sot lojtar i ri i Marseillet pasi t’i […]

Aubameyang po i kryen vizitat mjekësore tek ekipi i ri

Pierre Aubameyang është duke i kryer vizitat mjekësore në ekipin e tij të ri, Olympique Marseille.

Sulmuesi gabonez ka udhëtuar mbrëmë drejt Gjermanisë, aty ku klubi francez është duke e kryer fazën përgatitore.

E eksperti i transfereve, Fabrizio Romano mëson se futbollisti i Chelseat mund të bëhet sot lojtar i ri i Marseillet pasi t’i përfundojë vizitat mjekësore.

Chelsea e liroi nga kontrata ish-futbollistin e Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës, ndërsa sulmuesi afrikan vendosi të rikthehej në Francë, aty ku e kishte nisur karrierën profesioniste.

Auba pritet të nënshkruajë kontratë me marsejezët deri në vitin 2026.

Chelsea, nga ana e tij e ka dhënë lejen për transferimin e Aubameyangut, pa kërkuar fare para për të.

Për sulmuesin e rrezikshëm spekulohej për një rikthim të mundshëm në Barcelonë.