Avionë të aprovuar nga KFOR-i fluturojnë mbi Mitrovicë, Ferizaj e Prizren

Një avion i vogël është parë mbi qiellin e Mitrovicës këtë të diel, e një tjetër ka fluturuar mbi Ferizaj e Prizren.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” tha se këto fluturime janë të aprovuara nga KFOR-i.

“Janë fluturime të aprovuara nga KFOR-i, prandaj ju lusim që të kontaktoni KFOR-in për detaje më të hollësishme”, është shprehur Gara për Klankosova. tv.

Një aeroplan i ngjashëm është parë edhe ditë më parë në qiellin e Mitrovicës.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip