Bajrami pa familje, Ferdonije Qerkezi gjen ngushëllim tek vizitorët

Është lodhur nga vuajtjet e jetës, por mirësia në fytyrën e sajë nuk mungon. Dyert i mban të hapura jo vetëm në rastin e festave.

E vizitorët në ditën e Bajramit i ndihmojnë sado pak që mos të ndihet e vetmuar. Është kjo Ferdonije Qerkezi nga Gjakova. Një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin e katër djemtë e saj.

Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohen kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë.

“Sot u kanë një ndjenjë e veçante pasi se kom pas familjen time të ngushtë. Sot u kanë ministrja Haxhiu me ka vizituar dhe kom pas vizitor të tjerë dhe nuk me kanë lenë vetë edhe pse jomë në zemër e vetmume. Shkojke burri u falke në xhami pastaj vike bojke bajram më krejt kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmume” ka rrëfyer, Ferdonije Qerkezi.

E rrethuar në një shtepi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundi, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardh më kujtimet e fjalët e familjareve që tashmë si ka pranë.

“Kom emocione vazhdimisht qona në mëngjes dhe kur bije në gjumi i kom fjalët e kujtimet qa kemi fol qa kemi bisedu. Me bien ndërmend familja ime e ngushtë më pas aferë”, ka thënë ajo.

Dhimbjen e vetminë thotë të ja hjekunë vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkoj jo vetëm në rastise festa.

“Ka vizitor kohë pas kohe vizitor që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që sjom e vetmume” ka shtuar Ferdonije Qerkezi.

E korridorin e shtëpisë e ka të mbushur më kujtime. Një lule e mbjellur nga dora e djalit të vogël, duket se kishte ngjallur shpresë për Ferdonijen.

’Kjo lule e ka mjell djali i vogël Edmondi, e kom ruajt dhe su tha gjithë majsha ymyt që masi spo thahet lula edhe ai do të jetë i gjallë dakun por s’ndodhi ashtu. Edmondi i mbjelle lula por ti nuk erdhe”, ka theksuar ajo.

Ndonëse e lodhur nga jeta, Ferdonije Qerkezi, vazhdon të mbaj shprese që fati i të gjithë të pagjeturve të zbardhët.

Ajo deri tash ka varrosur dy nga djemtë e sajë, përderisa trupat e dy të tjerëve dhe bashkëshortit nuk janë identifikuar ende.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip