Bali Muharremaj për vdekjen e 26 vjeçarit: Është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit Fatoni Haxha nga fshati Grekoc i Suharekës.

Muharremaj, thotë ta ketë admiruar për energjinë për jetën të ndjerin, i cili u gjet i vdekur pranë shtëpisë së tij pasditen e së hënës.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën. E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj”, ka shkruar ai, në reagimin e publikuar në rrjetin social Facebook.

Muharremaj, u ka shprehur ngushëllime familjes Haxha, për vdekjen e 26 vjeçarit.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip