Banka Zhvillimore e KE-së do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën

Shpërndaje

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) ka miratuar financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë.

Bëhet e ditur se kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Financave, financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milion ë€ të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese”, thuhet në komunikatë.

Guvernatori i CEB, Rolf Wenzel, tha se ndjehet i lumtur për gatishmërinë që të vazhdohet mbështetja e Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, së bashku me BE-në, FMN-në dhe Bankën Botërore.

“Në përputhje me mandatin e saj ekskluzivisht shoqëror, Banka do të luajë rolin e saj në adresimin e qasjes së pabarabartë të vaksinave COVID-19 në të gjithë vendet e saj anëtare. Kjo është kryesore jo vetëm për kapërcimin e krizës aktuale shëndetësore, por edhe për zbutjen rritjes së pabarazive sociale dhe ekonomike të krijuara nga pandemia”, deklaroi ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip