Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt të fshihet, avokatët e dinin

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve për fatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Kryetari i Grupit Parlamentar PD, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediet ku ka zbardhur disa detaje nga mbledhja. Ai tha se kryetarja e mazhorancës e mori vendimin për të mbajtur mbledhjen me dyer të mbyllura pa votimin e Këshillit të […] The post Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt të fshihet, avokatët e dinin appeared first on Newsbomb Albania.

Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt të fshihet, avokatët e dinin

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve për fatin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar PD, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediet ku ka zbardhur disa detaje nga mbledhja. Ai tha se kryetarja e mazhorancës e mori vendimin për të mbajtur mbledhjen me dyer të mbyllura pa votimin e Këshillit të Rregullores.

“Keshilli i rregullores duhet të  vendoste nëse mbledhja do të kryhej me dyer të hapura apo të mbyllura po kryetarja e mazhorances e mori vendimin pa votim te këshillit dhe mbledhja u be me dyer te mbyllura”, tha politikani

Ndërkohë, ai tha se avokatët e dinin që Ahmetaj kishte ikur nga Shqipëria, por nuk e dinin se ku ishte apo kur ishte larguar.

“Avokatët e dinin qe nuk ka ikur por nuk e dinin se ku dhe kur kishte ikur”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar PD.

Sipas Bardhit, vendimi i mazhorancës për të shtyrë mbledhjen është një ndihmë që ata po i japin Ahmetajt për t’u fshehur.

“Per ti dhënë kohë u vendos te shtyhej seanca per nesër. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur”, u shpreh Gazmend Bardhi.

The post Bardhi: Mazhoranca i dha kohë Ahmetajt të fshihet, avokatët e dinin appeared first on Newsbomb Albania.