Bashkimi Evropian përfundon punën në Kodin Civil, iu bën thirrje deputetëve ta miratojnë

BE përfundon punën në Kodin Civil, iu bën thirrje deputetëve ta miratojnë.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se kanë përfunduar punën në mbështetjen e hartimit të Kodit Civil.

Ai përmes një postimi në Twitter iu bëri thirrje deputetëve të Kosovës që miratojnë këtë Kod, duke thënë se mbron të drejtat e gjithë njerëzve në Kosovë.

“Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil. Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”.

BE thotë se Kodi Civil, pasi të miratohet, do të garantojë të drejtat themelore dhe ndër të tjera, do të rregullojë çështjet e pronës, pronësisë, marrëdhënieve familjare, detyrimeve dhe trashëgimisë. Ai do të rrisë barazinë gjinore dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip