Beatrixes i ndodh më e keqja, kërkon ndihmë

Ajo është duke u përballur me një presion të lartë psikologjik.

Beatrix Ramosaj nuk e ka kaluar lehtë periudhën pasi doli nga shtëpia e famshme, ‘BBV’.

Madje, ajo sot ka publikuar një postim në Instastory, duke iu kërkuar ndjekësve të ndajnë historitë e tyre me të, në momentin kur janë bullizuar.

“Hey miq virtal! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përultësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullimin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për mësuar! E tuaja, Trixa!”, shkroi këngëtarja.

Ndërsa, ditë më parë ajo kishte postuar një video në të cilën shpërthej në lot teksa tregoi periudhën e vështirë që e ka kaluar.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip