Befason Milan, synon transferimin e ‘plakut’ të Manchester Unitedit!

Milani synon transferimin e Lindelofit Milani është në kërkim të përforcimeve në mbrojtje për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se është interesuar për Victor Lindelof. E ardhmja e suedezit është e pasigurt te Manchester United, pavarësisht se ai ka regjistruar 22 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. Klubi anglez pritet të nënshkruajë me një […]

Befason Milan, synon transferimin e ‘plakut’ të Manchester Unitedit!

Milani synon transferimin e Lindelofit

Milani është në kërkim të përforcimeve në mbrojtje për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se është interesuar për Victor Lindelof.

E ardhmja e suedezit është e pasigurt te Manchester United, pavarësisht se ai ka regjistruar 22 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat.

Klubi anglez pritet të nënshkruajë me një qendërmbrojtës gjatë verës, kështu që largimi i Lindelofit nga “Old Trafford” duket edhe më i mundur.

Në të njëjtën kohë, sipas “Fichajes”, Milani ka disa muaj që kërkon përforcime në mbrojtje.

“Rossonerët” thuhet se do të vëzhgojnë situatën e 29-vjeçarit gjatë muajve të ardhshëm përpara çdo lëvizjeje të mundshme.

Victor Lindelof me “Djajtë e Kuq” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.