Besian Mustafa tregon çka ndodhi në takimin e thirrur nga Abdixhiku

Shpërndaje

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka treguar se çfarë është biseduar në mbledhjen e sotshme të këtij subjekti.

Mustafa ka deklaruar se Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, ka pasë takim konsultativ me deputetët e kësaj partie.

“Patëm një takim konsultativ me deputetët e këtij subjekti. Në të cilin diskutuam për procesin e seancës themeluese të legjislaturës së re, e cila pritet të mbahet të hënën”.

“Para këtij takimi, Z. Abdixhiku, të premten, do të takohet edhe me Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes”, ka thënë Mustafa.

Mustafa deklaroi se në këtë takim nuk u diskutua për përbërjen e Kryesisë së re të LDK-së.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip