BIZNES

Shpërndahet parlamenti britanik, Johnson: Përfundojmë Brexit-in ose ju pret një spektakël horrori

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin partinë Konservatore dhe planin e tij e paraqiti si të vetmin opsion për “divorcin” nga Bashkimi Evropian.

“Na mbështesni që të përfundojmë Brexit-in dhe ta çojmë këtë vend përpara. Alternativa tjetër është të shpenzoni të gjithë 2020-n në një spektakël horrori me më shumë pasiguri dhe shtyrje. Imagjinoni të zgjoheni me 13 dhjetor dhe të gjeni Corbyn në drejtim të një koalicioni. Ata do të shpenzojnë të gjithë 2020 me organizimin e dy referendumeve”, u shpreh Johnson.

Nga ana tjetër, edhe lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, prezantoi planin e tij për Brexit. Ai theksoi se do të kërkojë një ujdi të re për divorcin nga BE dhe se do të mbajë një referendum për të brenda 6 muajve.

Ndërkohë, Johnson kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke synuar forcimin e partisë së tij në Dhomën e Komunëve, në mënyrë që të rati..


Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale në Mbretërinë e Bashkuar për zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit.

Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin partinë Konservatore dhe planin e tij e paraqiti si të vetmin opsion për “divorcin” nga Bashkimi Evropian.

“Na mbështesni që të përfundojmë Brexit-in dhe ta çojmë këtë vend përpara. Alternativa tjetër është të shpenzoni të gjithë 2020-n në një spektakël horrori me më shumë pasiguri dhe shtyrje. Imagjinoni të zgjoheni me 13 dhjetor dhe të gjeni Corbyn në drejtim të një koalicioni. Ata do të shpenzojnë të gjithë 2020 me organizimin e dy referendumeve”, u shpreh Johnson.

Nga ana tjetër, edhe lideri i opozitës laburiste, Jeremy Corbyn, prezantoi planin e tij për Brexit. Ai theksoi se do të kërkojë një ujdi të re për divorcin nga BE dhe se do të mbajë një referendum për të brenda 6 muajve.

Ndërkohë, Johnson kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme duke synuar forcimin e partisë së tij në Dhomën e Komunëve, në mënyrë që të ratifikojë ujdinë e re për Brexit të arritur me Brukselin./ Top Channel

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top