Boshnjakët përkrahin Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin Presidente

Shpërndaje

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, Emilja Rexhepi e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, deklaroi se do ta përkrahin formimin e Qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin për Presidente.

”Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1 përkrahim edhe qeverinë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe për President znj. Vjosa Osmani”.

Këto deklarata Rexhepi i bëri pas takimit që pati me Kurtin dhe Osmanin, ku tha se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë në takimin e sotëm.

Siç tha ajo, vazhdon marrëveshja e bërë para një viti e cila do të jetë në funksion të interesave të komunitetit boshnjak.

”Ne kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak”, tha ajo.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip