Brenda një nate Rusia pretendon se vrau 600 ukrainas në Mariupol

Betejë e përgjakshme është duke u zhvilluar në Mariupol, në fabrikën e çelikut nga ku ende po luftojnë ushtarët ukrainas, sipas një komandanti ukrainas.

Nga ana tjetër, Rusia ka thënë se mbi 600 ukrainas i ka vrarë gjatë natës, sipas pretendimeve të bëra nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një postim në Telegram, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ministria tha se artileria ruse kishte goditur njësi armësh dhe pajisje ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë pajisjet e aviacionit në aeroportin Kanatovo në rajonin qendror Kirovohrad dhe një depo të madhe municionesh në qytetin jugor të Mykolaiv.

“Njësitë e artilerisë goditën 32 pika komandimi, pesë depo municionesh, 403 bastione, zona të përqendrimit të fuqisë punëtore dhe pajisjeve ushtarake, si dhe 51 pozicione të artilerisë ukrainase. U shkatërruan mbi 600 nacionalistë dhe 61 njësi armësh dhe pajisjesh ushtarake”, ka shkruar Ministria e Rusisë.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip