Bujar Qamili rrëfen tmerrin që kishte përjetuar nga koronavirusi

Shpërndaje

I infektuar me COVID-19 para disa muajsh, Bujar Qamili: Isha në gjendje të rëndë shëndetësore saqë nuk e doja as jetën më.

Artisti i njohur shqiptar, Bujar Qamili, tregon se muaj më parë ka qenë i infektuar me coronavirus dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një intervistë për “TV1 Channel”, këngëtari është shprehur se ka qenë aq rëndë sa dëshironte të mos ishte më në jetë.

Ai po ashtu inkurajoi të gjithë të mbajnë maskat dhe të kenë kujdes të madh pasi nuk është një gjë e thjeshtë.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, lokale, por të kenë kujdes të vendosin maskë për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë”.

“Më mirë t’i them vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj. Ka qenë shumë shumë gjendje e rëndë, por kam lindur për të dytën herë”, ka thënë ai.

Qamili ndërkaq prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe njihet më shumë për hitet si: “Mi dhe flakë mallit tim”, “Ah Pranvera”, etj.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip