CEB do të financojë blerjen e vaksinave për Kosovën – reagon Enver Hoxhaj

Shpërndaje

CEB do ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e vaksinës anti COVID-19.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kredia e Bankës Zhvillimore të Evropës, për të mbështetur Kosovën për vaksinat anti-Covid 19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla.

“Pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla. Kredia @COEbanknews për të mbështetur Kosovën për të blerë vaksinat #COVID19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët. #Kosova mund të përfitojë më shumë nga IO & kjo është arsyeja pse duhet të bashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë së shpejti.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Banka Zhvillimore e Këshillit të Europës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë.

Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip