Cila do të jetë sfida e parë e Abdixhikut?

Shpërndaje

Kjo është sfida e parë e Abdixhikut sipas Blerim Latifit.

Profesori Blerim Latifi ka thënë se cfarë sfidave e presin kryetarin e ri të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Abdixhiku ka punë të madhe që të mbajë elektoratin e LDK’së të zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe të shtojë atë.

“Abdixhiku duhet të ndalë rënien e LDK’së”, ka thënë ai.

“Punë e madhe duhet të bëhet brenda një kohe të shkurtër që të ruhet elektorati momental që më vonë të arrijë të rritet ai”, shtoi ai.

Latifi po ashtu përmendi sfidat që i ka ai në kohën më të shkurtër.

“LDK duhet të arrijë që të kthejë rezultatin në zgjedhjet lokale në njërën nga qendrat e mëdha”, tha ai.

Latifi tha se LDK ka humbur zgjedhjet në nivel vendi në të gjitha komunat. LDK nuk fitoi asnjë komunë për herë të parë në histori.

“Po të arrijë të kthejë Prishtinën, por edhe ndonjë komunë tjetër të madhe sikur Gjilani, Mitrovica dhe Peja sigurisht. Kjo është një ndër sfidat imediate të tij”, shtoi Latifi

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip