Çka do të ndodh sot në Kosovë

Shpërndaje

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

– Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare në të cilën do të diskutohet për përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 9:00)

– Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Hetem Pajaziti për vepren penale ‘Falsifikimi i rezultateve te votimit’. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

– Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me mbështetje nga USAID organizon një diskutim virtual mbi legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë, me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Komuna e Prishtinës, Komuna e Graçanicës, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe përfaqësuesi nga sektori privat. (Transmetohet drejtpërdrejtë në faqen e AmCham në Facebook, ora 10:00)

– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

– Lëvizja FOL organizon konferencë për media me c’ rast do të publikoj gjetjet nga monitorimi i realizimit të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për vitin 2020. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

– Handikos organizon ngjarjen me rastin e prezantimit të aktivitetit të personave me aftësi të kufizuara që zhvillohet në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”. (Qendra e Handikos-it në Veternik, ora 11:00)

– Global Sharpes Prishtina organizon sesion informues per Akademinë Verore për Profesionistët e Rinj nga Instituti Suedez në të cilin do të informon në detaje për mundësitë që ofron kjo akademi, me c’rast janë 5 programe që ofrohen nga universitete të ndryshme Suedeze. (https://www.facebook.com/events/132236205486856/, ora 18:00)

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip