Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën e diskutimit në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime. (Hotel “International Prishtinë”- Veternik, Prishtinë, ora 09:30 – 12:00)

Mbahet takimi konsultativ i Nën-komitetit për Transport, Mjedis, Energji dhe Zhvillim Rajonal (NK për TMEZhR) me shoqërinë civile. (Platforma Zoom, ora 9:30)

Mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesor Zejnullah Grudës. (Amfiteatri i Madh – Fakulteti Juridik, Prishtinë, ora 10:00)

Oda e Mjekëve ndan mirënjohje përkujtimore për mjekët që janë ndarë nga jeta gjatë vitit 2020 dhe institucionet shëndetësore mbështetëse të rajonit të Prishtinës, për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë. (Amfiteatri i Qendrës së Telemjekësisë – QKUK, Prishtinë, ora 10:00)

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit. (Salla e sporteve – Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 10:45)

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme për anulimin e vendvotimeve edhe në disa komuna tjera. (Ora 11:00).

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip