Për sot, e shtunë, 30 prill janë paraparë vetëm tri ngjarje.
Organizata BSides Prishtina 2022 mban konferencën e sigurisë kibernetike, e cila organizohet për herë të parë në Kosovë. (Biblioteka Universitare apo Instituti i Historisë, ora 9:30).
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi mban konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit të Performancës Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 10:00).
Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së bashku me delegacionin e përbërë prej 50-të bizneseve nga Asociacioni i Ndërmarrësve të Rinj të Republikës Federale së Gjermanisë, vizitojnë Parkun për Inovacion dhe Trajnim (ITP) në Prizren. (Parku për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren, ora 13:00).