COVID-19 ende prezentë në Kosovë, ky është numri i rasteve aktive

428 raste aktive me Covid-19

Aktualisht janë 428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 14 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.528.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip