Dalin detaje të reja për aksidentin tragjik në Drenas ku humbën jetën nënë e bir

Në Gllobar të Drenasit kanë vdekur nënë e bir pas një aksidenti të ndodhur mes dy veturave dje. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë.

Policia njofton se shoferi i njërës nga veturat e përfshira në aksident është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT KOMUNIKACIONI ME FATALITET/Fsh. Gllobar, Drenas 02.05.2022-14:00. Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe 3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip