Dalin pamjet: Ky është 25-vjeçari që qëlloi për vdekje me shkop babain

Ky është djali 25-vjeçar që qëlloi për vdekje me shkop babain në Roskovec.

Ky është Erdis Rapi, djali 25-vjeçar që qëlloi me shkop në kokë babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi pas një sherri për motive të dobëta në Roskovec.

Erdis Rapi dhe Dhori Rapi vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Burime për Dosja bëjnë me dije se babë e bir që u përfshinë në sherr, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, janë qëlluar me grushta dhe më pas, 25-vjeçari ka marrë një shkop.

Mësohet se goditjet i kanë shkaktuar babait vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi për motive të dobëta paraditen e sotme në fshatin Luar. Tanimë djali ndodhet në polici ku po jep versionin e tij për ngjarjen që i mori jetën babait të tij.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip