Deklarata e Lumir Abdixhikut pak para zgjedhjeve të brendshme në LDK

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbërritur në Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të garojë për të synuar udhëheqjen e partisë për dy vitet e ardhshme.

Abdixhiku është përgjigjur shkurt para mediave, duke thënë se është e rëndësishme që procesi të shkojë mirë, raporton Express.

“E rëndësishme është që procesi të shkojë mirë”, ka thënë shkurt Abdixhiku.

Abdixhiku para pak ditësh shpalli kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Përveç Abdixhikut, në garë për kryetar të LDK-së janë edhe nënkryetari i deritanishëm, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë, Besian Mustafa.

Ishte në garë edhe Anton Quni, por ai u tërhoq pak para nisjes së Kuvendit zgjedhor.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip