Dënohet me 200 euro punonjësi i një shkolle në Prizren, pasi ua mati temperaturën formalisht nxënësve

Shpërndaje

Është dënuar me 200 euro punonjësi i një shkolle në Prizren, pasi që ua mati formalisht temperaturën nxënësve, si masë preventive ndaj COVID-19.

Drejtori i Inspeksionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë.

“Matja e temperaturës me termometër dixhital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar! Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njëjta të mos përsëriten”, ka shkruar ai.

Ndryshe, rritja e rasteve me COVID-19 është duke vazhduar, ku në 24-orët e fundit janë konfirmuar 828 raste të reja.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip