Detaje shokuese nga vrasja në Prishtinë: Burri vrau gruan më pas veten

Shpërndaje

Një grua rreth të 50-ve është vrarë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më pas i dyshuari ka vrarë edhe vetën, mëson Gazeta Express nga burimet e saja.

Vrasja dhe vetëvrasja ka ndodhur me armë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.

Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.

Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se hetimet për zbardhjen e rastit kanë nisur.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip