Dita e tetë e grevës/ Rreth 253 minatorë deri sot kërkuan ndihmë mjekësore

Është dita e tetë e grevës së minatorëve të Trepçës. Ata si shenjë pakënaqësie për kushtet që kjo ndërmarrje po ofron, kanë vendosur të qëndrojnë në nëntokë. E kjo mbyllje ka shkaktuar problem shëndetësorë te disa punëtorë. Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani ka thënë që deri tani […]

Dita e tetë e grevës/ Rreth 253 minatorë deri sot kërkuan ndihmë mjekësore
dita-e-tete-e-greves/-rreth-253-minatore-deri-sot-kerkuan-ndihme-mjekesore

dita-e-tete-e-greves/-rreth-253-minatore-deri-sot-kerkuan-ndihme-mjekesore

Është dita e tetë e grevës së minatorëve të Trepçës.

Ata si shenjë pakënaqësie për kushtet që kjo ndërmarrje po ofron, kanë vendosur të qëndrojnë në nëntokë.

E kjo mbyllje ka shkaktuar problem shëndetësorë te disa punëtorë.

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Gani Osmani ka thënë që deri tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbi 253 minatorë.

Ai për Front Online tha që 22 prej është dashur me i dërgu me emergjencë.

“Nga data 24, prej kur ka fillu edhe greva kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 253 minatorë, prej këtij numri, 22 minatorë është dashur me i dërgu në ambulancë në shtëpi të shëndetit”, deklaroi ai për Front Online.

Menaxhmenti i Trepçës të hënën ka marrë vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.

Ndërkohë, më 23 tetor 2023, Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti ndau 1.6 milion euro për Trepçën./Front Online/