Dokumentet që rrëzojnë akuzat për Damian Gjiknurin, hotelet i pagoi Ministria jo Klodian Zoto

Faksimilet e disa dokumenteve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të vitit 2014 rrëzojnë akuzat ndaj ministrit të kohës Damian Gjiknuri. Nga këto dokumente provohet se pagesat e hoteleve dhe udhëtimet jashtë vendit të ministrit, janë mbuluar nga shteti shqiptar. Akuzat mediatike dhe politike ndaj Damian Gjiknurit kanë nisur ditët e fundit, pas informacioneve të […] The post Dokumentet që rrëzojnë akuzat për Damian Gjiknurin, hotelet i pagoi Ministria jo Klodian Zoto appeared first on Newsbomb Albania.

Dokumentet që rrëzojnë akuzat për Damian Gjiknurin, hotelet i pagoi Ministria jo Klodian Zoto

Faksimilet e disa dokumenteve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të vitit 2014 rrëzojnë akuzat ndaj ministrit të kohës Damian Gjiknuri. Nga këto dokumente provohet se pagesat e hoteleve dhe udhëtimet jashtë vendit të ministrit, janë mbuluar nga shteti shqiptar.

Akuzat mediatike dhe politike ndaj Damian Gjiknurit kanë nisur ditët e fundit, pas informacioneve të fragmentarizuara që kanë rrjedhur nga dosja e SPAK për Arben Ahmetaj.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë.

“…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri’” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos,” shkruan më tej prokuroria.

Këto janë datat dhe udhëtimet për të cilat pretendohet se Damian Gjiknuri ka qëndruar në hotele të paguara nga njëri nga pronarët e kompanisë së inceneratorëve, shtetasi Klodian Zoto. Mirëpo, dokumentet zyrtare të Ministrisë së Energjisë të vitit 2014 tregojnë se pagesat janë bërë nga shteti shqiptar, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

Më 8 Shkurt 2014, ministri Damian Gjiknuri është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është kthyer në Shqipëri më 17 Shkurt 2014. Në këtë datë, ministri Gjiknuri ka dalë nga Aeroporti i Rinasit dhe ka zbritur në Aeroportin e Romës.

Po në këtë datë, 8 Shkurt 2014, ministri i Energjisë ka qëndruar për disa orë tranzit në Aeroportin e Romës dhe ka fluturuar drejt Frankfurtit. Një ditë pasi ka mbërritur në Gjermani, më datë 9 Shkurt 2014, Damian Gjiknuri ka udhëtuar drejt Amerikës.

“Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë do të zhvillojë një shërbim në Boston, ku do të marri pjesë në Sesionin Shkencor që do të zhvillohet në Universitetin e Harvardit. Nisja do të bëhet me datë 8 Shkurt 2014 dhe kthimi më datë 17 Shkurt 2014”, thuhet në shkresën e datës 7 Shkurt 2014.

Këto deklarime provohen me dokumentet e mëposhtme, të protokulluara nga ministria e kohës.

Po ashtu, edhe për një qëndrim tjetër në një hotel në Vienë që pretendohet se është paguar nga shtetasi në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoto, në fakt pagesa është kryer nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Referuar faksimileve të mëposhtme, ministri Damian Gjiknuri më datë 12 Mars 2014 ka fjetur në Hotel Ambassador me rezervimin me numër TL 34979619, Standard Sigle Room me emrin Mr. Damian Gjiknuri. Rezervimi dhe pagesa e hotelit konfirmohet të jetë kryer nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Damian Gjiknuri ka bërë rezervim për qëndrim më datë 12 Mars 2014 dhe dalje nga hoteli më datë 13 Mars 2014. Sipas urdhrit të shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri ndodhej për vizitë pune në Vjenë në kuadër të bisedimeve që qeveria shqiptare po zhvillonte me kompaninë çeke CEZ për rishtetëzimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ministri Damian Gjiknuri shoqërohej në këtë udhëtim nga këshilltarja e tij Entela Çipa, pjesë e grupit negociator për çështjen e ÇEZ, ashtu sikurse ishte edhe ministri Ahmetaj, po pjesë e grupit negociator nga pala e qeverisë shqiptare. Negociatat zhvilloheshin në Vjenë nën kujdesin e Komunitetit Evropian të Energjisë.

Pyetur nga BIRN, Gjiknuri mohoi akuzat duke thënë se ai vetë ka fjetur në hotel të paguar nga ministria dhe se për udhëtimin, i gjithë dokumentacioni, përfshirë faturat, janë dorëzuar në ministri. Ai madje shtoi se dokumentacionin nuk e ka vetëm ministria, por e disponon edhe ai vetë personalisht.

Pagesa e hotelit per qendrim ne Vjene, ministri Damian Gjiknuri
Pagesa e hotelit per qendrim ne Vjene, ministri Damian Gjiknuri

“Të gjitha udhëtimet e mia jashtë vendit kanë qenë në linjat e zakonshme të fluturimit, vizita zyrtare në detyrën e ministrit. Fakte këto që mund të vërtetohen lehtësisht duke konsultuar dokumentet zyrtare të ministrisë: urdhër-shërbimet, qëllimin e udhëtimit, nisjen dhe destinacionin,” tha Gjiknuri.

“Referuar rastit konkret dhe datës të cilën ju e citoni për një udhëtim në Vjenë, ju siguroj se prokuroria, ministria të cilën unë drejtoja por edhe unë personalisht disponojmë praktikën e urdhër-shërbimit, biletat e avionit dhe rezervimin e hotelit ku kam fjetur, të gjitha të paguara me fatura nga institucioni që unë drejtoja si titullar. Për informacion, hoteli ku unë kam fjetur nuk është ai të cilit ju i referoheni por një tjetër. Të dhënat konkrete, emri i hotelit dhe pagesat janë pjesë e dokumentacionit që disponohet nga ministria përkatëse,” shtoi ai.

The post Dokumentet që rrëzojnë akuzat për Damian Gjiknurin, hotelet i pagoi Ministria jo Klodian Zoto appeared first on Newsbomb Albania.