Donaldi dhe Bora shihen së bashku në kufi Kosovë – Shqipëri

Pak ditë më parë moderatorja Zemani reagoi e “shqetësuar” për lajmet fake që qarkullonin në adresë të saj, duke i siguruar ndjekësit e saj se ajo dhe Donaldi (për momentin) nuk kishin asgjë bashkë.

Ama burime për Kryefjala bëjnë me dije se Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncetore në Kosovë.

Burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njejten kohë në regjistrin elektronik.

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda.

Pra çifti i shumëpërfolur i showbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip