Duda Balje ka dy fjalë për kosovarët, pasi u zgjodh deputete

Shpërndaje

U zgjodh deputete, Duda Balje ka dy fjalë për kosovarët

Duda Balje ka reaguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook në ditën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit. Balje nga Unioni Socialdemokrat u bë deputete pasi mori dy mijë e 199 vota.

Në këto zgjedhje rruga drejt Parlamentit të Kosovës ishte më e vështirë për Baljen. Kjo pasi PZAP dhe Gjykata Supreme konstatoi se votat e disa partive boshnjake e rome të fituara në zonat me shumicë serbe janë të pavlefshme, se nuk mund të sigurohet përfaqësimi i garantuar i një komuniteti me votat e një komuniteti tjetër.

Komunitetit të Bashkuar që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq ju anuluan 4,205 vota që me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve kishte siguruar vende në parlament. 583 vota ju anuluan koalicionit Vakat, ndërsa, Unionit Socialdemorkat të Baljes, ju anuluan 165. Mbi 800 vota ju anuluan edhe një partie të re rome (Iniciativa Rome) e cila kishte siguruar dy vende në parlament me votat e fituara më ndihmën e siç thuhet Listës Srpska.

Për këtë Balje ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan siç thot ajo në ‘vënien e drejtësisë’. Ajo ka premtuar përkushtim të posaçëm në zbatimin e ligjit.

“Nga ana ime ju premtoj dhe zotohem para jush që mishërisht do të angazhohem në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avansimin e ligjëshmëris për rrjedhat e ardhëshme të shoqëris civile dhe mediave në Kosovë’, shkroi ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i Balje në Facebook

DREJTËSIA KA EMËR

Ndjejë obligim njerëzor, moral dhe politik që nga thellësia e zemrës t’iu falenderohem të gjitha mediumeve dhe Institutit Kosovar të Drejtësis – IKD ( dhe shoqëris civile kosovare) për angazhimin dhe përkrahjen e pashoqë në arritjen e drejtësis me rastin e manipulimit të votave në këtë proces zgjedhor.

Mediumeve të shtetit tim Kosovës ju falenderohem për ngritjen e zërit të parreshtur kundër padrejtësis që u përpoq të bëhet. Pa zërin e juaj sot drejtësia do të ishte e mangët për të vërteten. Ju jeni shembulli më domethënës i liris dhe demokracis të shtetit tonë. Përkulem para jush dhe besimit tuaj se drejtësia do të ngadhnjej!

IKD i falenderohem për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe kuptim plotë. IKD është sinonim i vlerave të demokracis së drejtësis dhe njohurive të ligjshmëris dhe kushtetushmëris së shtetit të Kosovës.

Shoqëris civile i falenderohem përjetësisht që mbrojti dhe kultivoj drejtësin deri në fund. Shoqëris tonë civile duhet t’ia ketë lakmi edhe shteti me demokracin më të avansuar në botë! Kosova jonë ka me çka të mburret.

Nga ana ime ju premtoj dhe zotohem para jush që mishërisht do të angazhohem në Kuvendin e Republikës të Kosovës për avansimin e ligjëshmëris për rrjedhat e ardhëshme të shoqëris civile dhe mediave në Kosovë.

Zoti i bekoft mediat e Kosovës!

Zoti e bekoft shoqërin tonë civile!

Zoti e bekoft shtetin e Kosovës!

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip