Dy dhuratat unike që mori Albin Kurti

Shpërndaje

Albin Kurti i merr dy dhurata

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga Arlinda Lleshi.

Kjo e fundit, themeluese e firmës së veshjeve “Amargi”, ia ka dhuruar Kurtit dy këmisha.

Kurti në një postim në Instagram, ka thënë se veshjet e Lleshit promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase.

Postimi i plotë në Instagram:

Arilda Lleshi m’i solli dy këmisha. Bashkë me shoqen e saj Anën, ajo ka themeluar firmën e veshjeve “Amargi”. Ato promovojnë trashëgiminë tonë etnografike dhe punën artizanale vendase. E riaktualizojnë traditën tonë në rrobat moderne.

Copa prodhohet nga artizane shqiptare, nga zona të ndryshme të Shqipërisë, një zgjedhje e qëllimshme kjo, në mbështetje të ekonomisë lokale, fuqizimit të grave, dhe parimeve të qëndrueshmërisë.

Arilda momentalisht studion Master në Filozofi, por këtë projekt e ka për zemër, sepse sjell së bashku shumë kauza që ajo përqafon.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip