Dy persona janë arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesi është ende në kërkim

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, njoftoi dje pasdite televizioni Sitel, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Publike dje njoftoi se policia ende është në kërkim të sulmuesit i cili dje pasdite në Haraçinë të Shkupit me automatik ka shtënë në drejtim të kryetarit të […]

Dy persona janë arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesi është ende në kërkim
Incident në Haraçinë, policia. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, njoftoi dje pasdite televizioni Sitel, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Publike dje njoftoi se policia ende është në kërkim të sulmuesit i cili dje pasdite në Haraçinë të Shkupit me automatik ka shtënë në drejtim të kryetarit të Komunës Ridvan Ibraimi dhe disa personave të tjerë.

Në incident, i cili ka ndodhur në hyrje të fshatit Haraçinë, janë plagosur dy persona të cilët kanë qenë së bashku me kryetarin e komunës gjatë të shtënave me armë zjarri. Ibrahimi nuk është në mesin e të lënduarve.

Në një deklaratë për MPB-në, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informoi se nga shkëmbimi i zjarrit është lënduar vozitësi i kryetarit Ibrahimi, si dhe është qëlluar me armë ndaj një personi të punësuar në Komunë.

Dy të lënduarit njëri me plagë nga arma e zjarrit në kraharor dhe tjetri në shpatullën e djathtë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Emergjente në Shkup dhe në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”.