E papritur, gruaja pritet të bëhet milionere nga ajo që gjeti në plazh

Shpërndaje

Pritet të bëhet milionere nga ajo që gjen në plazh.

Një grua nga Tajlanda është surprizuar teksa ecte në plazh, ndërsa ka gjetur një grumbull të vjellash balene me vlerë 260 mijë dollarë.

Ky fat i mrekullueshëm i ka rënë 49-vjeçares së identifikuar si Siriporn Niamrin. Grumbulli i të vjellave të balenës kishte dalë në breg pas stuhisë, teksa peshonte shtatë kilogramë dhe ishte 30 centimetra i gjerë dhe 60 centimetra i gjatë.

Siriporn aktualisht po pret të vizitohet nga ekspertët të cilët duhet të konfirmojnë se është ambergris, një përbërës që i hidhet parfumit, teksa lejon aromën të qëndrojë shumë më gjatë.

Ambergris prodhohet nga balenat kur kanalet e tyre biliare në traktin tretës krijojnë sekrecione për ta bërë tretjen më të lehtë. Më pas balenat vjellin mukusin, i cili ngurtësohet dhe noton në formë gunge në sipërfaqen e detit.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip