Edhe Lutfi Haziri e konfirmon kandidaturen për kryetar të LDK-së

Shpërndaje

Konfirmohet edhe kandidatura e Lutfi Hazirit për kryetar të LDK-së.

Përveç Lumir Abdixhikut, kandidatura për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i është konfirmuar edhe kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Diçka të tillë e ka konfirmuar faqja zyrtare e LDK’së në ‘Facebook’, teksa ka thënë se këto kandidatura u paraqitën sot, në mbledhjen e kryesisë,

“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, thuhet në postim.

Abdixhiku e konfirmoi kandidaturën e tij nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ për zgjedhjet e brendshme të LDK’së më 14 mars, teksa tha se figura të rëndësishme të këtij subjekti ia kërkuan atë.

Postimi i plotë:

Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.

Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së.

Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip