Edhe një tjetër kandidat i AAK-së kërkon rinumërimin e votave

Shpërndaje

Një tjetër kandidat i AAK’së kërkon rinumërim të të gjitha votave.

Zbulimi i video-skandalit të manipulimit të dyshuar me vota, ka rritur presionin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për “pastrimin” e procesit zgjedhor nga këto pretendime.

Për këtë çështje e ka ngritur sot zërin, Hajdar Sutaj, kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sutaj ka propozuar rinumërimin total të të gjitha votave.Ai ka thënë se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve “do të ishte ideale, dhe e domosdoshme, që legjislatura e re të ndihej kredibile”.

Si pasojë e rinumërimit të shtatë vendvotimeve – të cilat i riktheu në rinumërim PZAP-ja – kandidatja e AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla ra sot nga lista e tetë deputetëve të parë të partisë, të cilët fituan u projektuan si fitues të mandateve në kuvend.

Vendimi për rikthim në rinumërim të shtatë vendvotimeve u mor pas publikimit të një audio-incizimi.

Video ngrit dyshime për blerje të votave nga ana e Dardan Stubllës, bashkëshortit të Melizës.

Shkrimi i plotë i Hajdar Sutajt:

Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hajdar Sutaj

Miq të dashur! Media të respektuara!

Letër e hapur drejtuar KQZ-së!

Gjatë këtyre ditëve portalet dhe mediat janë “pushtuar” nga tituj e artikuj për parregullsi në procesin zgjedhor!

Bashkangjitur (në postim) keni vetëm disa nga titujt e një portali brenda dites, ku pretendohej nga gjithë kandidatët e gjitha subjekteve manipulimi me numrim dhe pershkrimin perfundimtar të votave në FRK!

Mendoj që me të drejtë qytetarët dhe kandidatët për deputet janë të shqetësuar dhe kanë një humbje besimi në sistemin e organizimit, në procesin e numrimit të votave!

Një rinumrim total i të gjitha vendvotimeve do të ishte ideale, dhe e domosdoshme, që legjislatura e re të ndihej kredibile. Si do duhej të ndodhet tani edhe në të ardhmen ky proces:

1) Tani në keto rrethana, KQZ në menyren me të sigurtë të mundëshme do duhej ti barte kutitë e votimit ne njëren nga palestrat sportive, të vendoste minimumi 20 tavolina numrimi në pllatonë e palestres, hapsirë kjo që duhej të rrethohej me barriera të tejdukshme, ndërsa jashtë barrerave, tek gjithsecila tavolinë të jenë nga një vëzhgues i subjekteve politike, ndërsa në tribuna, perballë çdo tavoline të jetë nga një vëzhgues i çdo kandidati/je për deputet, nga gjitha subjektet garuese.

2) Procesi i numerimit do të duhej të ishte në këtë formë: hapja e çdo kutije të votimi të bëhej shumë transaprente (duke e patur nga një kamerë mbi çdo tavolinë dhe një ekran të madhë mbi gjithësecilen tavolinë, nepërmjet ketyre ekranëve çdo vezhgues do ta shikonte procesin si po shkonë në transparencë të lart).

3) Për të qenë akoma edhe më trasparent, çdo fletëvotim do të duhej të skanohej, të paraqitej në ekran, dhe te qendronte deri sa gjithsecili komisioner dhe vezhgues do të kishte mundesi të shikonte fletëvotimin, dhe të shenonte, se cili subjektë dhe cilët kandidatë janë votuar.

4) Diaspores shqiptare do të duhej ti mundesohej të votonin në ambasada dhe konsulata, sipas procedurave të rregullta të cilat do të duhej të rregullohen me ligj. Qytetarë të Kosovës! Komisionerë e Vëzhgues! Vota është mjet i shenjtë në demokraci! Ju që gjatë tërë ditës së zgjedhjeve bëtë një punë të jashtëzakonshme, por edhe ata të cilet punuan ne QNR!

Falemnderit shumë! Të pakët janë ata që kanë mundur të manipulojnë procesin, ata duhet të pergjigjen para organeve, ju të tjerët meritoni dhe keni respektin dhe nderimet maksimale!

Me respekt, Hajdar Sutaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së!

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip