Edita Sopjani në pritjen e ëmbël, pozon me barkun e rrumbullakosur

Edita Sopjani realizon fotosesionin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur.

Njihet më shumë si këngëtare, por që prej vitesh është fokusuar edhe në botën e televizionit si moderatore.

Bëhet fjalë për Edita Sopjanin e cila është në pritje të ëmbël dhe tashmë ka realizuar edhe një fotosesion mahnitës të shtatzënisë.

Edita setin e ri të fotografive e ndau edhe me miqtë dhe fansat në llogarinë e saj personale në Instagram, aty ku numëron mbi 24 mijë ndjekës.

Në foto bardhë e zi, këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bardhë i hapur tek pjesa para për të theksuar barkun e rrumbullakosur që ajo e mban me dashuri me të dyja duart.

“Mrekullia jonë e vogël po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Sopjani në mbishkrim, ndërsa mori edhe komente të shumta.

Theksojmë që Edita kurorëzoi dashurinë me martesë vitin e kaluar me një ceremoni tradicionale shqiptare.

Ndërsa, sa i përket muzikës, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Agresionin “Ndjenjat”.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip