Emërohet bordi i “Ibër-Lepencit”

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është emëruar bordi i Ndërmarrjes Publike Qendrore N P H Ibër Lepenci ShA.

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se në konkurs kishin aplikuar 110 kandidatë, 59 nga kanë qenë në listë të ngushtë.

Sipas kryeministrit, 12 kandidatë kanë parashtruar ankesa tek komisioni vlerësues, prej tyre 9 janë aprovuar.

Emrat e zgjedhur të bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore N P H Ibër Lepenci janë:

Bajram Mustafa kryesues, Violeta Hoxha anëtare, Denis Dautaj anëtar, Valmire Latifi anëtare, Abdullah Nishori anëtar, Muzafer Luma anëtar.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip