Enver Hoxhaj i PDK-së e quan “shumë të mirë” takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Shpërndaje

Enver Hoxhaj e quan “shumë të mirë” takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur pas takimit që pati në Kuvend të Kosovës me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Express.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje.

Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe cështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe ëpr presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, ka thënë ai.

Hoxhaj në këtë takim ishte me sekretarin e partisë, Uran Ismailin.

Kurti dhe Osmani kanë ftuar në takim kreun e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së. Sot të dy do të takohen edhe me Ramush Haradinajn, derisa takimi me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, sipas këtij të fundit, mund të shtyhet për të premten.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip