Enver Hoxhaj kritikon Kurtin e Osmanin: Asnjë fjalë se thanë për deklaratën mbështetëse të G7

Ish -Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili aktualisht është deputet i PDK’së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Presidenten dhe Kryeministrin që nuk kanë reaguar pas deklaratës së Ministrave të Grupit të 7 shteteve më të industrializuara të botës, të cilët gjatë fundjavës u mblodhën në Gjermani ku për temë kishin Rusinë, por vëmendje të madhe i kushtuan edhe Ballkanit Perëndimor.

Kosova u përmend tre herë në deklaratën e G7 ndërkohë që u bë thirrje që të vazhdohet dialogu me Serbinë dhe të implementohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Hoxhaj në një postim në facebook tha se heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!

Ky ëhstë postimi i plotë

Mirëmëngjesi Kosovë!

G7, të shtunën, mbështetën Kosovën dhe shtetet properëndimore në rajon e goditën Serbinë dhe serbët në Bosnje! As Presidenca dhe as Qeveria e Kosovës nuk thanë asnjë fjalë.

Nuk ka asnjë institucion global që e ka mbështetur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si G7, grupi i shtatë ekonomive të botës (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia)! As shkatërrimi i Jugosllavisë, e as pavarësia e gjithë shteteve që dolën nga ajo dhe anëtarësimet në BE dhe NATO, nuk kanë ndodhur pa koordinim me G7!

Për Kosovën, qëndrimet e tyre të vitit 1999 dhe 2007, ishin vendimtare për lirinë dhe pavarësinë, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar dhe fuqizuar Kosovën! Deklarata e tyre e së shtunës tregon se është shansë për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB!

Heshtja e Presidencës dhe Qeverisë tregon se kanë problem me orientimin në kohë dhe hapësirë dhe politika e tyre e jashtme është politikë e rënies së lirë!

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip