Enver Hoxhaj pas vizitave në Dukagjin: PDK do të jetë opozitë konstruktive

Shpërndaje

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar strukturat e kësaj partie nëpër komunat e Rajonit të Dukagjinit.

“Gjatë takimeve analizuam disa çështje lidhur me hapat që duhet të ndërmarrim si parti për t’u përgatitur për zgjedhjet locale”, është shprehur Hoxhaj.

“Po ashtu, shpreha mirënjohjen time për secilin anëtar, për angazhimin dhe lojalitetin e treguar ndaj partisë, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës do të jetë opozitë konstruktive në shërbim të interesave të qytetarëve të Kosovës”.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip