Fjolla Morina merr suprizën më të mirë nga bashkëshorti pas martesës

Shpërndaje

Fjolla Morina vazhdon të surprizohet nga bashkëshorti, derisa po shijojnë akoma pushimet në Maldive pas martesës.

Ata gjatë këtyre ditëve kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale e po ashtu kanë pushtuar edhe faqet rozë.

Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj, Fisnik Sylën, të cilët para pak ditësh i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Derisa po qëndrojnë në ishujt Maldive dhe pasi atje bënë ceremoninë e dasmës, çifti tani duket se po shijojnë pak ditë edhe pas këtij hapi të rëndësishëm në jetë.

Siç tashmë shihet në rrjete sociale, biznesmeni nga Gjilani vazhdon ta befasojë partneren thuajse çdo ditë.

Ata mbrëmë kanë shijuar një natë romantike buzë bregdetit dhe pamjet që kanë ndarë në InstaStory ishin të mrekullueshme.

Theksojmë që kjo është martesa e parë zyrtare e Fjollës, gjersa e dyta për Fisnikun.

Të dy ndërkohë ndajnë nga dy fëmijë nga martesat e tyre të mëparshme.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip